Shpallen dëshmorë të atdheut, dy pilotët që humbën jetën

Kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha u shpallën këtë mbrëmje Dëshmorë të Atdheut.

Lajme

06/04/2016 21:42

Lajmin e bën të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili shprehet se vendimi u mor nga Komisioni përkatës shtetëror me kryetar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Dy pilotët humbën jetën këtë të mërkurë pasi helikopteri I Forcave të Armatosura me të cilin ata po fluturonin për një stërvitje të programuar për operacionet e kërkim shpëtimit, u rrëzua në rrethana ende të paqarta në Liqenin e Shkodrës.

Dy ushtarakët që pilotonin helikopterin humbën jetën, ndërsa ushtari profesionist Gerald Baramuça mundi të shpëtojë, ku tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.