Shkurtoi flokët e gjata dhe ia ndryshoi jetën vajzës me kancer

Ashley ka pasur flokë bionde të gjata të cilat nuk janë prerë që nga shkolla fillore.

Fun

06/04/2018 09:15

”Unë gjithmonë kam thënë se nuk do t’i prej flokët asnjëherë,” shprehet ajo ndër lotë, ”derisa e kuptova që dikush kishte nevojë për to.”

Ajo mori vesh se një adoleshente ishte duke luftuar me kancerin. Emri i saj quhej Alyssa dhe ajo humbi të gjitha flokët gjatë kimioterapisë, transmeton lajmi.net

Ashley ia kishte dërguar një mesazh duke e pyetur nëse do parukë, dhe ajo ishte përgjigjur:
”Nuk kam menduar asnjëherë se do të dua një paruke, por duke u ulur këtu dhe parë flokët se si biejnë çdo ditë, pyes veten se si do të dukem çdo ditë në shkollë, për mbrëmje të maturës…Do të ishte mirë të kisha një.”

Kështu, Ashley menjëherë shkoi të shkurtojë flokët, 24 inch, duke ia dhuruar Alyssa’s, në mënyrë që edhe ajo të kishte një zgjedhje të cilën të gjithë të tjerët e kishin.

Ndër lotë, të dyja u përqafuan dhe më vonë pasi një pronare e butikut dëgjoi për këtë histori, vendosi që të jep donacion për Alyssan një fustan për mbrëmjen e maturës.

Tashmë, vajza e prekur me kancer dukej sikur një princeshë. Ajo ndihej e kënaqur dhe e lumtur me veten e saj. /Lajmi.net/