Shkoi por nuk harrohet

Ai mund të ketë shkuar, por Andre Villas-Boas nuk është harruar në Tottenham. Emri i trajnerit portugez ende figuronte si menaxher i skuadrës londineze në protokollin e ndeshjes kundër West Ham Unitedit në Capital One Cup të mërkurën. Villas-Boas u largua nga White Hart Lane të hënën pas një serie të rezultateve të dobëta. Dhe…

Sport

19/12/2013 14:50

Ai mund të ketë shkuar, por Andre Villas-Boas nuk është harruar në Tottenham. Emri i trajnerit portugez ende figuronte si menaxher i skuadrës londineze në protokollin e ndeshjes kundër West Ham Unitedit në Capital One Cup të mërkurën.

Villas-Boas u largua nga White Hart Lane të hënën pas një serie të rezultateve të dobëta.

Dhe duket se vendimi erdhi si befasu për zyrtarët për informim në klub, të cilët e paraqitën ende në postin e menaxherit më tepër se 48 orë pas shkarkimit të tij.

Në shenjë turpërimi për klubin, Villas-Boas ende titullohej si menaxher i Tottenhamit edhe në uebfaqen zyrtare të klubit.

Mirëpo, pasi shpenzoi 100 milionë funte në përforcime gjatë verës, skuadra e tij pësoi humbje të rënda këtë edicion në Premierligë përfshirë 6:0 nga Manchester City, dhe 5:0 nga Liverpool që i kushtuan Villas-Boasit me shkarkim nga detyra.