Shkencëtarët paralajmërojnë zemër 3D plotësisht funksionale

Shkencëtarët e Unversitetit Louisville në SHBA kanë paralajmëruar se së shpejti do të jetë e mundur të krijohet zemra bio (bioficial heart), përkatësisht zemër artificiale 3D (tredimensionale) që do të jetë plotësisht funksionale.

Auto & Tek

07/05/2014 00:59

Ekipi i shkencëtarëve nën udhëheqjen e Stuart Williams, do të përdorë qeliza të gjalla të zemrës së pacientit potencial për transplantim, në kombinim me materiale artificiale në mënyrë që të krijojnë zemër 3D plotësisht funksionale.

Anthony Atala, drejtor i Institutit për mjekësi rigjeneruese Wake Forrest, konsideron se një kombinim i tillë i 3D shtypjes do të mund të paraqet mënyrë revolucionare me të cilën organet komplekse integrohen në trupin e pacientëve transplantues, shkruan Newsweek.

\”Është e mundshme që të zvogëlohen shanset për dëbimin e organeve të transplantuara… Ekzistojnë gjasa më të vogla edhe për transmetim të sëmundjeve\”, ka thënë Atala.

Procesi i printimit të zemrës përfshin vendosjen e disa shtresave të materialeve, në mënyrë që të krijohen objekte tredimensionale. Mund të përdoren për prodhimin e pothuaj çdo gjëje që na bie ndërmend, kurse implikimet mjekësore janë jashtëzakonisht të mëdha. Një teknikë e tillë tashmë po shfrytëzohet për ndërtimin e protezave të ekstremiteteve dhe të eshtrave artificiale.

Para dy muajve kirurgët në Holandë ia kanë transplantuar pjesën e epërme të kockës së kokës të prodhuar nga shtypi tredimensional një paciente 22 vjeçare.

Sfidë e vërtetë për këtë teknologji të printimit të organeve është, veçmas në SHBA, se sa kohë duhet të pritet leja e FDA-së për miratimin e transplantimit të organeve të kultivuara në laborator.