Shkencëtarët britanikë gjejnë ilaçin për kancerin e kockave

Shkencëtarët britanikë kanë gjetur një ilaç, ende të pa emëruar, që shkatërron qelizat e kancerit të kockave duke përdorur sistemin imunitar.

Fun

19/07/2015 18:56

“Ky është fillimi i një epoke në trajtimin e kancerit të kockave,” është shprehur profesori Graham Jackson.

Ai vuri në dukje se përdorimi i kësaj droge pacientëve u lehtësohen dhimbjet dhe ata jetojnë shumë më gjatë.

Doktori shtoi se kjo edhe ulë nevojën për kimioterapi dhe cilësia e jetës përmirësohet.

Një artikull në lidhje me këtë zbulim shkencor është botuar në revistën shkencore New England Journal, transmeton Klan Kosova.

“Mieloma e shumëfishtë” është një kancer i qelizave të plazmës, në të cilën kolona e qelizave të plazmës jonormale shtohet, duke krijuar tumore në palcën kockore dhe më pas prodhohet një sasi e madhe e antitrupave jonormale, që grumbullohen në gjak ose urinë.

Në SHBA, mieloma e shumëfishtë përbën rreth një për qind të të gjithë kacereve, dhe çdo vit 12.500 raste të reja diagnostifikohen.

Tumoret e qelizave të plazmës (plasmacytomas) janë më të zakonshme në shpinë, brinjë dhe kafkë.

Ndonjëherë ata zhvillohen edhe në zonat tjera, veçanërisht në mushkëri dhe organet riprodhuese.