“Shkarkimi i Lopeteguit? Nuk i marr unë vendimet”
Sergio Ramos ka befasuar me deklaratën e tij pas humbjes nga Alaves.
Sport
Kapiteni i Real Madridit ka thënë se është ende herët për tu vlerësuar formën e tyre për këtë sezon, madje ka shprehur besim të plotë për Lopeteguin.
“Duhet ta ndërroj faqen, pasi ka ende ndeshje për të luajtur”, ka thënë fillimisht Ramos, përcjell “lajmi.net”.
“Shkarkimi i Lopeteguit? Janë njerëz të tjerë që i bëjnë këto vendime, nuk është mirë që të ketë një ndryshim të trajnerit, do të ishte çmenduri”, ka shtuar më tej spanjolli. /Lajmi.net/