Shikoni ndërhyrjen brutale të Ramosit në Sterlingun, por më pas pason hakmarrja

Sergio Ramos nuk mund të ndaloj të jetë Sergio Ramos në fushë.

Sport

16/10/2018 09:50

Pas veprimit që bëri ndaj Mohamed Salahut në finale e Ligës së Kampionëve, Sergio Ramos bëri një ndërhyrje edhe ndaj Raheem Sterlingut mbrëmë.

Mbrojtësi spanjoll kishte kaluar nëpër një ferr në përballjen Angli – Spanjë, pasi anësori i Manchester Cityt ishte spektakolar.

Nga mënyra për ta ndalur në mënyrë të rregullt, Ramos ka kaluar në atë që tashmë njihet, duke e ndalur me shkelje në këmbë, përcjell “lajmi.net”.

Por, spanjolli nuk shpëtoj lehtë, pasi Dier iu hakmor vetëm 12 minuta më vonë, duke e lënë të shtrirë atë.

Ramos është duke u kritikuar nga shumë analistë të futbollit për ndërhyrjet e tij, siç është rasti i Salahut në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/