Shikojeni het-trikun e bërë nga Pato (Video)

Sulmuesi i cili është i huazuar te skuadra e Sao Paulos, Alexandre Pato ka shënuar het-trik dhe ka bërë një asistim në fitoren e mbrëmshme kundër Capivarianos me rezultat 4-2.

Sport

05/02/2015 15:50

Pato ishte spektakular në ndeshjen e mbrëmshme në Campeonato Paulisto, ndërmjet Sao Paolos dhe Capivarianos.

Ai shënoi një het-trik dhe bëri një assitim në fitoren e skuadrës së tij me rezultat bindës prej 4-2.

Dy golat e parë nga Pato ishin mjaft të ngjashëm, ndërsa i treti ishte mjaft spektakular, duke e kaluar me klas një lojtar kundërshtar dhe duke shënuar i vetëm përballë portierit.

Video