Shfaqet Samsung Galaxy C10 Plus

Smartfoni i ardhshëm i Samsungut sapo është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu, me numër të modelit SM-C9150, procesor Snapdragon 660, 6 GB RAM memorie dhe sistemin operativ Android 7.1.1.

Auto & Tek

08/02/2018 22:18

Duke se ky model do të jetë Samsung Galaxy C10 ose C10 Plus për tregun kinez, edhe pse mund të emërohet nën emrin e serisë J për tregjet tjera, sikur Galaxy C7 (2017).

Sipas AnTuTus, ky smartfon i ri i Samsungut pritet të vijë me ekran në raport 16:9 dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, raporton GSM Arena.

Nëse vërtetë ky smartfon del të jetë Galaxy C10 Plus, atëherë me shumë gjasa do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë.