Shenjat që tregojnë se po manipuloheni nga dikush

Shumica e njerëzve manipulojnë dikë deri në njëfarë mase, transmeton Klan Kosova.

Fun

26/09/2017 00:21

Por kjo gjë ndryshon tërësisht kur dikush na manipulon neve.

Më poshtë ju sjellim disa shenja që tregojnë se si mund të kuptoni kur dikush e bën këtë veprim ndaj jush.

Flasin dhe veprojnë shumë shpejtë

Njerëzit manipulues janë njerëz që i bëjnë gjërat shumë shpejt. Ata e bëjnë këtë për t’i përdorur njerëzit për sa kohë u duhen dhe më pas i hedhin tutje.

Njerëzit manipulues nuk kanë durim

Ata nxehen shpejtë kur nuk arrijnë atë që duhet dhe kur nuk bëni lëvizjet që ata po prisnin.

Ata bëjnë që ju të dukeni keq para të tjerëve

Para njerëzve të tjerë ju asnjëherë nuk po bëni aq sa duhet kjo si pasojë e një personi manipulues që keni pranë vetes.

Manipuluesit janë njerëz që luajnë me ndjenjat

Manipuluesit janë njerëz që janë të aftë të kontrollojnë ndjenjat tuaja dhe kjo është arma e tyre më e fortë e manipulimit.