Shembje e dheut dhe gurëve, bllokohet magjistralja Hani i Elezit – Kaçanik (Foto)
Sot në mëngjes ka pasur rrëshqitje të dheut dhe gurëve në një pjesë të rrugës Hani i Elezit – Kaçanik, gjë që ka bërë edhe të bllokohet kjo magjistrale.
Lajme
24/03/2016 10:04
Nga disa foto të siguruara nga lajmi.net, shihet se gurët kanë depërtuar edhe në hekurudhë, duke e bllokuar edhe atë.
Autoritetet përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje për të bërë të mundur kthimin normal të qarkullimit në këtë magjistrale. /lajmi.net