Shefja i thotë që është shumë mbipeshë, lë punën (FOTO)

Është e pabesueshme sa shumë njerëz ka që përqeshin formën e trupit të njerëzve, sidomos fmrave. Ata qe kanë peshë normale quhen mbipeshë, dhe njerëzve të dobët po u thuhet se po vdesin urie. Nuk mund të fitosh kursesi.

Fun

20/02/2016 23:40

Sherene Zarrabi është një student në Stillwater, Oklahoma.

Në shtator të 2015-tës, ajo filloi punë në një dyqan rrobash që quhet Dainty Hooligan. Në tetor, ajo filloi të postonte foto të sajat me rroba të këtij dyqani në llogarinë e tij, transmeton lajmi.net.

Nuk pati asnjëherë problem me fotot që postonte, deri sa pranoi një e-mail nga menaxherja ekzekutive i dyqanit.

Në këtë e-mail ajo thoshte se Zarrabi nuk duhet të postonte më foto të sajat me rrobat e dyqanit sepse ishte mbipeshë dhe nuk i përkonte “kriterit të një modeleje”.

Ajo dha menjëherë dorëheqje dhe ju përgjigj duke i thënë se e dontë trupin e saj ashtu siç ishte, dhe se nuk do punonte në një dyqan që mban ide të tilla.

Më pas, e postoi të gjithën online dhe mori shumë vëmendje. Gjithashtu, menaxherja ekzekutive iu përgjigj më një kërkim-falje ku ndër të tjera thoshte se mund ta vinte veten në pozitën e saj dhe e shihte sa shumë mund ta kishte lënduar ky e-mail./lajmi.net

93fbfaef-2a0e-48b5-a6d7-190a5fc1e69b_tablet 13415f08-a4f7-4261-b09b-8e37f5d3efcd_tablet c3a2ba77-cb62-47f8-bac2-6e56a3f40d4f_tablet d2da5d1c-17e8-452b-a3f7-f5ec6e41b66f_tablet e8dce14d-8848-4e47-b4c7-85822691670e_tablet