Shefi i sigurimit të Kuvendit, transferohet në tjetër vend pune

Shefit të sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Sheqirit i është shqiptuar masë transferi.

Lajme

15/12/2015 14:01

Ai nga puna e tij paraprake është bartur në stacionin jugor të Prishtinës.

Këtë e konfirmoi  për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i cili tha se kjo masë është shqiptuar afërsisht dy javë më parë.

Në seancën e djeshme të Kuvendit, ku opozita në disa raste përdori gaz lotsjellës për të penguar punën e legjislativit, Kadri Veseli tha se “shefi i sigurimit ka koketuar bashkë me opozitën”.

“Realisht unë po e bëj këtu paraprakisht të ditur derisa ne  të gjithë jemi munduar t`i ndalim, vetë shefi i sigurimit  të cilin e kemi pasur këtu në Kuvend ka koketuar së bashku me opozitën  dhe askush nuk ka marrë……shefi i sigurimit në kuvend ka koketuar me opozitën  le të dihet kjo transparente organet tona kane qenë të njoftiue dhe është dashur dy muaj ditë për me e largu të njëjtin njeri … Nuk është në rregull,” tha dje Veseli.