Sharapova triumfon në Roland Garros

Edhe e bukur edhe kampione. Maria Sharapova mposhti rumunen Simona Halep Halep pas tre setesh, me rezultat 6-4, 6-7 (5-7), 6-4, dhe triumfoi në Roland Garros.

Sport

07/06/2014 19:32

Maria Sharapova triumfoi në Roland Garros pasi mposhti në finale rumunen Simona Halep pas tre setesh, me rezultat 6-4, 6-7 (5-7), 6-4.

Rusja fitoi pas një ballafaqimi mjaft të vështirë, duke fituar Grand Slam turneun e saj të dytë në karrierë në Roland Garos pas triumfit më 2012, dhe u këndell pas humbjes në finalen e edicionit të kaluar nga Serena Williams.

Halep luftoi në maksimumin e fuqisë së saj, por humbi në fund, pasi u rikthye në lojë duke fituar setin e dytë.

Pas tri orë e dy minutash lojë, kjo ishte finalja më e gjatë nga ajo e vitit 1996 mes Graf dhe Arantxa Sanchez që zgjati 3 orë e 4 minuta.