Shaqiri me shokë barazojnë me Kroacinë

Zvicra barazoi 2:2 në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë. Me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin dhe Granit Xhakën në formacionin bazë, skuadra helvetike luajti mjaft mirë. Por, pas daljes së Shaqirit dhe Behramit në përfundim të pjesës së parë, loja e Zvicrës ndryshoi sado pak dhe kroatët arritën të barazojnë rezultatin. Josip Drmic shënoi dy herë për…

Sport

05/03/2014 21:30

Zvicra barazoi 2:2 në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë. Me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin dhe Granit Xhakën në formacionin bazë, skuadra helvetike luajti mjaft mirë.

Por, pas daljes së Shaqirit dhe Behramit në përfundim të pjesës së parë, loja e Zvicrës ndryshoi sado pak dhe kroatët arritën të barazojnë rezultatin.

Josip Drmic shënoi dy herë për Zvicrën brenda pjesës së parë kurse barazimin e përkohshëm Kroacisë ia siguroi Ivica Olic.

Mirëpo, sulmuesi me përvojë shënoi një herë tjetër në minutën e 55’të duke e nxjerr skuadrën e tij të pamposhtur nga ky ballafaqim.

Xhaka luajti për 79 minuta, kurse Admir Mehmedi zhvilloi komplet pjesën e dytë kur zuri vendin e Shaqirit.