Shaqiri: E dua këtë garë me Stoken

Xherdan Shaqiri beson se Stoke City ka gjasa të kualifikohet në Europa Ligë.

Sport

17/02/2016 17:08

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se Stoke City ka gjasa që të kualifikohet në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm, përcjell Lajmi.net.

Stoke aktualisht pozicionohet në vendin e 10-të me pesë pikë më pak se Man Utd që poziciohohet e pesta.

“Çdo ekip dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve apo Europa Ligë. Shikojeni Leicesterin. Vitin e kaluar luftonin për mbijetesë ndërsa tani janë në krye, çdo gjë mund të ndodhë në Premierligë”, u shpreh futbollisti.

“Jemi pesë pikë prapa United dhe kemi dy ndeshje në shtëpi ndaj Aston Villas dhe Newcastle, kështu që nëse i fitojmë të dyja kemi gjasa”, shtoi ai.