Shaqiri, dhurata e Liverpoolit

Menaxheri i Liverpoolit, Bayern Munich është duke përgatitur një dhuratë për ekipin pas rikthimit në Ligën e Kampionëve, dhe ai mund të jetë mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri.

Sport

17/05/2014 09:57

Liverpool kërkon mesfushorin e Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri për rikthimin në Ligën e Kampionëve, në edicionin e ardhshëm, si dhe një numër të konsiderueshëm futbollistësh, përfshirë mbrojtës, raporton The Guardian.

Menaxheri Brendan Rodgers ka konfirmuar synimin e tij që gjatë verës të transferojë futbollistë kualitativ dhe zyrtarët nga Anfield kanë kontaktuar me homologët e tyre nga Allianz Arena, rreth mundësisë së angazhimit të Shaqirit.

22-vjeçari depërtoi në skenë në Basel para transferimit në Bayern për 11.6 milionë euro më 2012.

Edhe pse është një prej futbollistëve kryesor në Zvicrën e Ottmar Hitzfeldit për Kampionatin botëror, mesfushori kosovar nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin bazë në Gjermani dhe Liverpool është i gatshëm t’i ofrojë atij një fillim të ri.

Liverpool ka shprehur interesim edhe për kapitenin e Southamptonit, Adam Lallana, mbrojtësin Dejan Lovren si dhe mbrojtësin e Chelseas, Ryan Bertrand.