Shala: Do të rritemi më shumë dhe një ditë do t’iu bëjmë krenarë

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, thotë se fati ia ktheu shpinën përfaqësueses kosovare në humbjen 3 me 0 nga Ukraina.

Sport

09/10/2016 21:44

Kosova pësoi 3 me 0 nga Ukraina pavarësisht se rrezikoi disa herë ekipin rival, madje duke qëlluar një herë edhe shtyllën. Shala thotë se një ditë ky ekip do të bëjë shumë krenarë “Dardanët”

“U munduam shumë por në fund fati na ktheu shpinën. Do të rritemi edhe më shumë, do të ju bëjmë krenar. Faleminderit shumë për mbështetjen e madhe që po na jepni, ajo do të na rrisë edhe më shumë. #HS11 #Dardanët”, ka shkruar Shala në Facebook.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.