Sevilla vendos ta blejë Silvan nga Milan

Sevilla do ta blejë sulmuesin Andre Silva.

Sport

13/09/2018 12:02

Drejtori sportiv i Sevillas, Joaquin Caparros, konfirmoi dëshirën e spanjollëve për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit Andre Silva nga Milani.

Por, sipas tij, gjithçka do të varet nga performanca e portugezit gjatë këtij sezoni në La Liga.

Andre Silva u transferua në ditët e fundit të merkatos nga Milani në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Në takimet e para të luajtura me skuadrën andaluze, Silva ka bërë paraqitje të mira, duke arritur madje të shënojë një tregolësh që në takimin debutues ndaj Rayo Vallecanos.