Sevilla si Barcelona, afër finales (VIDEO)

Kampioni në fuqi, Sevilla, është duke shkëlqyer në Europa League. Skuadra spanjolle mposhti Fiorentinën me rezultat 3:0 në Sanchez Ramon Pizjuan, dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit në një tjetër finale.

Sport

07/05/2015 22:59

Njësoj si Barcelona kundër Bayern Munichut, Sevilla mposhti Fiorentinën me rezultat 3:0, dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit në finalen e Europa League.

Skuadra spanjolle fitoi me golat nga Aleix Vidal dhe një tjetër të Kevin Gameiro.

Kurse, në duelin tjetër, Napoli dëshpëroi duke barazuar me Dnipron 1:1 në San Paolo.

David Lopez kaloi italianët në epërsi, por mysafirët barazuan nëpërmjet Yevhen Seleznyov.

https://vine.co/v/eZY9AH5gQJD