Serbët s’po mund të besojnë se presidenti Thaçi ka takuar kryeministrin e Rusisë

Biseda e shkurtër e presidentit Hashim Thaçi me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev në Ankara tek sot ka nisur të raportohet në mediat serbe.

Lajme

10/07/2018 12:09

Edhe pse takimi ka ndodhur dje pas mesditës, raportet për këtë ngjarje kanë munguar në Serbi.

Mediat kryesore në Serbi për këtë bisedë i referohen portalit lokal serb në Kosovë, KoSSev, shkruan lajmi.net.

Në këtë pasqyrim të takimit të shkurtër dhe të parit në këtë nivel kosovaro-rus, serbët informohen për kërkesën që Thaçi i ka bërë Medvedevit për vendosjen e komunikimit fillestar ndërmjet dy vendeve.

Por, ajo që bie në sy në këtë raportim janë komentet e serbëve. Ata sikur kanë mbetur të habitur nga ky takim, madje e lidhin si një hakmarrje të Rusisë ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për takimin e këtij të fundit me presidentin ukrainas në Beograd, Petro Poroshenko.

Ka edhe serbë të tillë që e vënë krejtësisht në dyshim këtë fotografi, duke e quajtur edhe “montazh”. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Presidenti Thaçi takon kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev