Presidenti Thaçi takon kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në inagurimin e Erdoganit si presidenti Turqisë

Lajme

09/07/2018 19:47

Thaçi në Ankara është takuar edhe me kryeministrin e Rusisë, Dimitry Medvedev.

Presidenti i vendit ka bërë të ditur se me kryeministrin rus kanë diskutuar për vendosjen e komunikimeve fillestare mes Kosovës dhe Rusisë, raporton lajmi.net.

“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev. Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ata kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Thaçi ka shkruar se me Medvedevin janë pajtuar që marrrëveshja e paqes do të ishte shumë e rëndësishme për Ballkanin.

“Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon postimi i Thaçit në facebook. /Lajmi.net/

Image may contain: 3 people, people standing, suit and shoes