Selektori i ri i Kroacisë, ish futbollist i Dinamos së Tiranës (FOTO)

Zllatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës në sezonin 2008-2009 do ta drejtojë Kroacinë.

Sport

07/10/2017 14:40

Kroacia shkarkoi trajnerin Ante Çaçic nga stoli i ekipit kombëtar,  pas barazimit zhgënjyes 1-1, në shtëpi ndaj Finlandës.

Menjëherë pas shkarkimit të Çaçiçit, Federata Kroate e Futbollit ka gjetur edhe zëvendësin e tij.

Do të jetë pikërisht Zllatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës në sezonin 2008-2009 që do të marrë “timonin” e kroatëve.

Kroaci do të luajë sfidën e jetës të hënë ndaj Ukrainës në transfertë, nga e cila do të varet edhe kualifikimi në Kampionatin Botëror. Mediat kroate raportojnë se zyrtarizimi i Daliçit pritet të bëhet ditën e sotme dhe ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën për t’u përgatitur për ndeshjen ndeshjen ndaj Ukrainës, shkruan “Panorama Sport”.

Përveç Dinamos, 50-vjeçari ka drejtuar edhe Kombëtaren e 21-vjeçarëve të Kroacisë, Rijekën, Slaven Belupo dhe disa skuadra ne Azi. Së fundmi ai ishte pjesë e Al-Ain.