Sektori privat po e zhvillon turizmin

Ekspert i turizmit Hysen Sogojeva, tha Kosova si shtet i ri ka nevojë për të pasur zhvillim më të madh të turizmit që do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. “Me investimin që e po i bën sektori privat në turizëm, kjo po bën që në Kosovë zhvillohet turizmi”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Lajme

20/07/2017 09:01

Sipas tij Kosova është e pa eksploruar. ‘Kosova ka atraksione të mëdha turistike. Infrastruktura rrugore bënë që të kemi interesim dhe vetvetiu ë bënë të mundshme që të kemi rritje të turizmit”, tha ai. Sogojeva deklaroi se turistët e huaj po interesohen për të vizituar Kosovën dhe vendet e Ballkanit. “Në bazë të statistikave që janë nga ASK-ja, Gjermani prin më turistë, ka edhe japonezë, e kinez e tj”, tha ai.