Seedorf: Jemi në rrugën e duhur

Clarence Seedorf është i kënaqur me paraqitjen e Milanit sonte në San Siro, përkundër humbjes nga Juventusi me rezultat 0:2. Fernando Llorente dhe Carlos Tevez realizuan nga një gol, për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme Bianconerëve, të cilët i afrohen edhe më shumë titullit të kampionit në Serie A. “Ishte një paraqitje e mirë,…

Sport

02/03/2014 22:46

Clarence Seedorf është i kënaqur me paraqitjen e Milanit sonte në San Siro, përkundër humbjes nga Juventusi me rezultat 0:2.

Fernando Llorente dhe Carlos Tevez realizuan nga një gol, për t’ia siguruar tri pikë të vlefshme Bianconerëve, të cilët i afrohen edhe më shumë titullit të kampionit në Serie A.

“Ishte një paraqitje e mirë, e kemi bërë lojën që dëshironim, duke i eliminuar pikat e tyre të forta. Goli i Llorentes e ndryshoi lojën, por jam i kënaqur me lojën e shfaqur”, deklaroi trajneri holandez pas ndeshjes.

“E kam parë një skuadër guximtare, kemi demonstruar se jemi në rrugën e duhur. Kjo paraqitje na jep moral, na jep besim”, vazhdoi trajneri i Milanit, i cili e konsideroi Tevezin një sulmues të nivelit botëror, i cili e bën diferencën në lojë.

Ndërkaq, për Keisuke Hondan thekson se do t’i japë shumë Milanit, edhe pse për momentin nuk është në formën më të mirë.