Scholes, asistent i Giggsit

Ish mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes është rikthyer në klub dhe do t’i ndihmojë shokut të tij Ryan Giggs i cili do të ushtrojë përkohësisht detyrën e menaxherit.

Sport

23/04/2014 14:25

Paul Scholes është rikthyer për t’i ndihmuar stafit teknik të Manchester Unitedit pas shkarkimit të David Moyesit.

Scholes e kishte refuzuar rolin nën drejtimin e Moyesit pasi shprehu dëshirë të kalonte më tepër kohë me familjen e tij.

Por, pasi shoku i tij Ryan Giggs u angazhua përkohësisht në detyrë, dhe ish bashkëlojtarët Nicky Butt dhe Phil Neville si asistent, ai pranoi të ndihmonte.

United ka njoftuar se Scholes është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit. Scholes u bashkua me Butt si trajner i ekipit U-19 të Unitedit në Uefa Youth League më herët gjatë këtij sezoni.

Mirëpo, kjo e kufizoi përfshirjen e tij pas pensionimit si futbollist, për herë të dytë, në fund të edicionit të kaluar.

39-vjeçari i dha fund karrierës së lavdishme gjatë së cilës fitoi 11 tituj të kampionit në Premierligë.