Schalke mohon ofertën për Shaqirin

Drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt ka mohuar se skuadra e tij është duke përgatitur një ofertë për të transferuar anësorin e Bayernit, Xherdan Shaqirin.

Sport

10/11/2014 18:14

Ditëve të fundit, nëpër media është raportuar se Schalke po përgatit një ofertë për transferimin e Shaqirit, i cili nuk po zen vend në formacionin bazë të bavarezëve.

Sipas raporteve të bëra në SportBild, Horst Heldt ka mohuar se Schalke është duke përgatitur ofertë për të transferuar Shaqirin.

Lojtari i Bayernit po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra europiane, duke përmendur këtu më shumë Liverpoolin dhe Juventusin.

Guardiola shpesh ka thënë se ai është lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij, mirëpo ai ende nuk po i jep hapësira atij.