Santos optimist: Mund ta mposhtim Spanjën
Trajneri i ekipit luzitan të Portugalisë ka paralajmëruar Spanjën se do ta kenë shumë të vështirë përballë Portugalisë.
Sport
Spanja do të përballet me ekipin e Portugalisë të premten në orën 20:00 ndeshje e vlefshme për grupin B të Botërorit.
“Nuk ka asnjë ekip perfekt dhe ne jemi gati, jemi përgatitur shumë mirë”, u shpreh Santos.
Nuk duam të tregohemi arrogant, por kemi shumë besim. E dimë se mund të mposhtim çdo kundërshtar”, tha Santos.
“Largimi i Julen Lopetegui? Spanja është ekip i mirë, i bashkuar dhe nuk mendoj se do të ndryshojë ndonjë gjë”.