Sanchez, dështim total te United!

Kiliani nuk ka arritur asnjëherë të shfaq vlerat reale te United.

Sport

21/09/2018 23:29

Alexis Sanchez është lojtari më i paguar në Premierligë.

Ai fiton 20.35 milionë funte në vit te Manchester Unitedit, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave angleze, Sanchez është një dëshpërim total te Manchester United.

Ai nuk ka arritur asnjëherë të shfaq vlerat reale, duke mos iu afruar formës që e tregonte te Arsenali.

Sanchez ka shënuar tre gola për Unitedin, shumë pak krahasuar me atë që pritet prej tij. /Lajmi.net/