Samsung i pari

Samsung dhe Apple mbeten dy kompanitë më të mëdha të tregut të smartphone edhe për tre mujorin e dytë të vitit 2014.

Auto & Tek

05/08/2014 22:28

Kompania e Koresë së Jugut dhe ajo amerikane kanë plotësuar 37.1%  të kërkesës së tregut, ku Samsung ka shitur 74.3 milionë telefona dhe Apple 35.1.

Kompanitë e tjera që vijnë pas tyre për sa i përket shitjeve të mëdha që kanë pasur për këtë periudhë janë edhe Huawei, Lenovo dhe LG.

Sa i takon shitjeve në Kinë, prodhuesi Xiaomi ka parakaluar Samsung-un duke u bërë kompania e parë me 14% të tregut ndërsa Samsung ka 12%.

Për vitin 2013 janë porositur në total 725.3 milionë telefona, ku Samsung ka dërguar 313.9 milionë kurse Apple 153.4 milionë dhe Huawei 48.8 milionë.

Ndërsa sa u takon të dhënave për vitin 2014, deri tani porositë e telefonave janë rritur me 23% krahasuar me një vit më parë.

Deri në vitin 2018 përllogaritet që shitjet të dyfishohen me rritjen e tregut në Indi, Rusi dhe vende të tjera në zhvillim.

Interesant është fakti që fakti se 68% e të rriturve në SHBA kanë qasje në internet nëpërmjet telefonit.