Samsung hedh në treg një tablet të ri

Pas hedhjes në treg të dy telefonave të saj të zgjuar ‘Galaxy S7’ dhe ‘Galaxy S7 Edge’, ‘Samsung’ ka publikuar në blogun e tij një tjetër prodhim ndonëse më me pak bujë.

Auto & Tek

16/03/2016 02:09

Bëhet fjalë për një tablet të ri të quajtur ‘Galaxy Tab A 7.0’. ‘Galaxy Tab A 7.0’ ka një ekran 7 inç LCD me rezolucion 1280×800 pikselë.

Ky tablet fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.3 GHz. Sa i përket parametrave ai është 1.5GB RAM dhe ka 8GB memorie të brendshme, por që mund të zgjerohet me anë të një karte microSD.

Tableti ka një kamer ballore 2 megapikselë dhe atë të pasme 5 megapikselë. ‘Galaxy Tab A 7.0’ operon me sistemin Android 5.1 Lollipop dhe fuqizohet nga një bateri me kapacitet 4 000 mAh.

Kamera parësore e tij është 5 megapikselë, ndërsa kamera për selfie është 2 megapikselë. ‘Galaxy Tab A’ operon me sistemin Android 5.1 Lollipop dhe fuqizohet nga një bateri me kapacitet 4,000 mAh.

Duke qenë me parametra mesatare dhe ky produkt i ‘Samsung’ kushton vetëm 169 euro./lajmi.net