Samsung Galaxy S8 dhe S8+ me ngjyrë të veçantë (Foto)

Galaxy S8 dhe S8+ më i shtrenjtë dhe më i veçantë.

Auto & Tek

08/03/2017 21:33

Në bazë të disa postimeve në twitter nga inxhinieri, Roland Quandt bëhet e ditur se çmimi për Galaxy S8 dhe S8 + në Evropë do të shpallet në fund të muajit.

Megjithatë, Galaxy S8 thuhet se do të fillojë me një çmim nga 800 €, ndërsa çmimi i Galaxy S8 + do të jetë duke filluar nga 899 €. Kjo do të thotë se dyshja do të jetë më e shtrenjtë se Galaxy S7, shkruan rtv21.tv.

Gjithashtu është bërë e ditur se Samsung Galaxy S8 dhe S8+ do të vijë me një ngjyrë të re pra, opsion do të jetë ngjyra vjollce.