Samsung Galaxy S7 vjen në janar?

Para pak kohe në internet janë shfaqur disa prova për ekzistencën e dy versioneve të ndryshme të Samsung Galaxy S7, njëri prej të cilëve do të jetë me një procesor Qualcomm Snapdragon 820, e tjetri me Samsung Exynos 8990.

Auto & Tek

27/09/2015 14:37

Ndërsa tani janë zbuluar detaje të reja mbi dy variante të Samsung Galaxy S7, njëri që do me të vijë me numrin e modelit SM-G930 dhe një tjetër variant me numrin e modelit SM-G935.

Samsung Galaxy S7 me numrin e modelit SM-G930 me sa duket do të jetë sikurse paraardhësi i tij, S6 Galaxy me një ekran të sheshtë. Ndërkaq, Galaxy S7 me numrin e modelit SM-G935 do të jetë i ngjashëm me Galaxy S6 Edge dhe do të shfaqet me ekranin e lakuar në të dyja skajet.

Samsung fillimisht do t’i nisë modelet e reja të Galaxy S7 dhe S7 Edge në SHBA, Evropë, Kanada, Kore dhe Kinë, ndërsat telefonat e saj të rinj gjithashtu pritet të jenë në dispozicion në vende të tjera.

Në SHBA pajisjet do të vihen në dispozicion me Verizon, AT & T, T-Mobile, Sprint, US Cellular, MetroPCS dhe AIO, në Kanada pajisjet do të vihet në dispozicion me Bell Mobility.

Në Korenë Jugore telefonat e Samsung do të shiten nga SKTElecom, LG Uplus dhe KT, ndërsa ende nuk ka detaje se cilët operatorë evropianë do të kenë pajisjet e reja të Samsung.

Aktualisht nuk ka detaje për specifikat tjera të telefonave të Samsung, mirëpo pritet gjithsesi se ato të jenë të avancuara dhe të sjellin inovacion. (Telegrafi)