Samsung do të krijojë kufje virtuale

Samsung raportohet se është duke ndërtuar disa kufje virtuale, të cilat do të jenë të lidhura me celularët e tij.

Auto & Tek

24/05/2014 01:00

Samsung thuhet se është duke punuar në krijimin e kufjeve të reja virtuale, të cilat do të lansohen më vonë këtë vit.

Modelet e kufjeve të cilat janë duke u punuar raportohet se janë të fuqizuara me pajisje ekzistuese të Samsung, duke përfshirë Galaxy S5.

Kufjet virtuale do ta vendosnin Samsung-un në një garë direkte me pajisjet e fundit Oculus të Facebook dhe projektit Morpheus të Sony.

Pajisja e re do të posedojë një ekran OLED, disa lloje të kamerave të pozicionuara përpara fytyrës së lojtarit dhe një lidhje wifi në pajisje për ta fuqizuar atë.

Arsyeja më e madhe e krijimit të këtyre kufjeve ndoshta është që ta pëmirësojë teknologjinë e lojërave në celularë, ku përmes këtyre kufjeve lojtarët do të përjetonin edhe një eksperiencë më të mirë të videove.