Salah me Ramazan, merr vendim për ditën e finales në Ligën e Kampionëve

Mohamed Salah merr vedim për ditën e finales kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/05/2018 06:56

Mohamed Salah është duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sulmuesi i Liverpoolit është besimtar i devotshëm i fesë islame.

Por, mediat angleze raportojnë se ai nuk do ta ndërpresë përkohësisht agjërimin në ditën e finales në Ligën e Kampionëve.

Salah është duke agjëruar pasi ka bindur Liverpoolin se kjo nuk e pengon në paraqitjet e tij në fushën e lojës, përcjell “lajmi.net”.

Por, as të shtunën, ai nuk do të bëjë një përjashtim në ditën e finales së madhe ndaj Real Madridit në Kiev. /Lajmi.net/