Sadiku: Femrat ‘vdesin’ për këtë futbollist të Kombëtares shqiptare (FOTO) – Lajmi.net
Sadiku: Femrat ‘vdesin’ për këtë futbollist të Kombëtares shqiptare (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 11:15, 28 March 2017
Një tjetër video nga ambientet ku qëndron e grumbulluar Kombëtarja shqiptare. Këtë herë është Armando Sadiku që bën batuta në një komunikim direkt me fansat e tij të “Intagram”-it, por edhe me lojtarët e njohur si Roland Peqini dhe Endri Vrapi.

Sadiku nuk harron të lexojë edhe ato më pikantet, të cilat thonë se Xhakën e la autobusi prandaj humbi grumbullimin. Në video marrin pjesë edhe lojtarët e tjerë si Hysaj, Strakosha, Hyka dhe Odise Roshi. Nuk mungon as Frederik Veseli, i “shumëkërkuari” nga femrat. Ndërkohë që Sadiku regjistronte videon, Hyka dhe Hysaj po luanin “Play Station”.

Komentues: Ku është Xhaka?

Njëri nga lojtarët: Iku Xhaka se kishte probleme. Iku Xhaka te Kosova.

Koment që lexohet nga Sadiku: I dhembte koka Xhakës dhe iku me ble ilaçe dhe e la autobusi i Kamzës dhe humbi grumbullimin… Më pas sulmuesi i Kombëtares bën një pasthirrmë: “Eh pf, vëlla s’di…”

Endri Vrapi: O Sadik, thuaji Hykës që ka të fala nga Bakaj.

Hyka: Elisi e? Të fala bëj!

Komentues: O Sadik, mendon që Hysaj është asistuesi më i mirë që ndodhet në Kombëtare?

Sadiku: Vetëm ky ka ngelur tani, çfarë të bëjmë (qesh). Vetëm ky ka ngelur…

Komentues: A do jesh nesër në formacion?

Sadiku: Nuk e di nëse do të jem sepse kam një dëmtim në kofshë mbrapa edhe do ta provoj nesër në mëngjes. Shpresoj të jem mirë, do Zoti. Edhe po nuk luajta, kemi Cikalleshin edhe Balajn.

I bën ftesë Roshit për të shkuar në dhomë: O’ Odise Roshi duke na ndjekur online. Odi hajde, hajde tek 314-ta.

Në atë moment vjen Roshi me celular duke ndjekur videon, Sadiku: Meqë e donit aq shumë, ja ku e keni!

Komentues: Cikalleshi duhet të shënojë gol herën tjetër…

Sadiku: Cika do ta “thyj” këtë herë, me gjithë shtyllë me gjithë rrjetë… O do të bëj gol, o s’ka! Po ky kush është, m’u duk si Roland Peqini, por s’qenka ai. Vallë është duke na parë?!

(Roland Peqini futet “online” dhe sheh videon), Sadiku: Ja ja doli Land Peqini. Ku rri Peqini pa u fut. Si je vëlla? U mungon shumë çunave!

Sadiku: Oho, plasën komentet e mira për Roshin këtu. Roshi i gjigant, o legjendë! Ik o vëlla, se më harruan mua këta.

Roshi: Kujdes Sadik se po ta filmojnë videon dhe nesër e ke në “Facebook”.

Sadiku: Le ta hedhin o vëlla në “Facebook”! O Roshi, o gjigant shkruan Lela Simeone!

Hysaj: Simeone i Atletikos së Madridit. Motra e atij do të jetë.

Sadiku: Berat Gjimshiti erdhi këtu. Ueee përshëndeteni Beratin o Hyke!

Hyka: Të fala bëj! Po prit të bëj këtë golin o burrë (po luan “Play Station” me Hysajn).

Sadiku: O Peqin, i je futur ndonjëherë sparkatë këtij Hykës ti?

Roshi: Hyka nxirrte të gjithë me karton të kuq kur ishte në kohën e vet. Tani është në Amerikë.

Sadiku: Folu pak atyre të “Panorama Sport”. Si e bënë atë ata… Do dalim dhe ne!

Komentues: Kush ishte më i shpejtë Roshi apo Dos Santos.

Roshi: Sadiku e di më mirë, se e ka pasur në ekip. Dos Santosi ishte shumë i shpejtë, si gëzhojë!

Sadiku: Në Vlorë kam bërë gjithmonë plazh dhe kam njerëzit e mi.

Sadiku: Ku është Balaj?

Roshi: Po merret me taktikën ose do jetë në gjumë.

Komenton Veseli: Mos bëni zhurmë, flini gjumë!

Më vonë mbrojtësi u bashkohet të tjerëve që po qëndrojnë të gjithë në një dhomë. Sadiku: Hajde, o Vesel, se ti i ke qejf këto videot. Veseli bënte online kishte vetëm 34 vetë (qeshin).

Roshi: Ika unë, le të dalë Veseli aty tani se për atë “vdesin” gocat.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Stealth Sniper
  • Play Pro Kicker Frenzy