Sa zgjatë një ditë agjërimi nepër vende të ndryshme të botës?

Para 3 ditësh kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit sipas besimit islam dhe në vendin tonë një ditë agjërimi zgjatë rreth 17 orë.

Fun

29/05/2017 19:03

17 orë nuk janë pak – por nëse krahasohet me një shtet tjetër, atëherë mund të na duket shumë e lehtë, transmeton lajmi.net

Danimarka – është vendi në të cilin një ditë agjërimi, nga lindja e në perëndim të diellit, zgjatë 21 orë. Jo vetëm Danimarka, por edhe vendet e tjera të gadishullit skandinav do të agjërojnë rreth 20 orë.

Ndërkohë, muslimanët në Francë, Zvicër, Gjermani, Britani të Madhe e në Rusi, do të agjërojnë rreth 19 orë gjatë këtij ramazani.

Agjërimi më i shkurtër gjatë këtij muaji do t’i prekë muslimanët në Kili dhe Australi – ata do të agjërojnë ndërmjet 10 – 11 orë./Lajmi.net/