Sa do të kushtojë Mercedes Coupe i klasës E?

Mercedes ka publikuar listën e çmimeve gjermane të modelit të ri, i cili arrin në dyqane në mars 2017.

Auto & Tek

21/12/2016 18:05

Versioni bazë, të paktën në Gjermani, do të kushtojë 49.051 euro, dhe ky është modeli bazik me benzinë E200 Coupe me një motor 2.0-litra me katër cilindra që sjell 184 KF dhe 300 Nm. Bëhet fjalë për një makinë e cila nga 0 në 100 km/h arrin në 7.8 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 240 km/h.

Sipas të dhënave të fabrikës, konsumi mesatar i karburantit në regjimin e kombinuar është 6 l/100 km.

Aktualisht i vetmi model me dizel në dispozicion, E220d, me 194 kuaj fuqi dhe 400 Nm, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h në 7.4 s, shpejtësia maksimale prej 242 km/h dhe konsumin mesatar të karburantit, që arrin në 4 l/100 km mund të blihet për 50.575 euro.

Mercedes E300 Coupe, motori i të cilit zhvillon 245 kuaj fuqi dhe 370 Nm, deri 100 km/h arrin në 6.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 250 në orë, kushton 54.740 euro.

Në krye të ofertës tani për tani është E400 4matic, i cili kushton 64807 euro. Ky model nën kapak ka një motor 3.0 V6 që jep 333 KF dhe 480 Nm.

Automjetit i duhen 5.3 sekonda për përshpejtim nga zero në 100 km/h, ndërsa zhvillon një maksimum prej 250 km/h.