Sa paguhet një gjyqtar italian?

Pesë milionë euro në sezon. Kjo është shifra, përafërsisht, sa shpenzon futbolli italian qdo vit për ata që ushtrojnë detyrën e arbitrave. Sipas një artikulli hulumtues të Corriere dello Sport, qdo xhiro në Serie A kushton rreth 100 mijë euro. Gjyqtari kryesor përfiton 3800 euro, asistentët dhe arbitrat e zonës marrin nga 1000 secili, kurse…

Sport

27/02/2014 16:42

Pesë milionë euro në sezon. Kjo është shifra, përafërsisht, sa shpenzon futbolli italian qdo vit për ata që ushtrojnë detyrën e arbitrave.

Sipas një artikulli hulumtues të Corriere dello Sport, qdo xhiro në Serie A kushton rreth 100 mijë euro.

Gjyqtari kryesor përfiton 3800 euro, asistentët dhe arbitrat e zonës marrin nga 1000 secili, kurse i katërti shkon në shtëpi me 800 euro në xhirollogarinë bankare.

Shifra totale prej 4.5 deri në 5 milionë euro.

Në këtë total janë të përfshira edhe duelet e Superkupës së Italisë dhe Kupës së Italisë, ku asistentët përfitojnë 500 euro për ndeshje nga faza fillestare deri tek finalja kurse ata kryesorë nga 1000 euro, dhe 3800 për drejtimin e finales.

Nuk është keq duke pasur parasysh se klubet nga Serie A shpeshherë janë ankuar në ndarjen e drejtësisë.