Rusët luajnë shah në liqenin e ngrirë (Video)

Shahu njihet si lojë e mençur e cila kërkon përqendrim të plotë dhe lëvizje të matura, por kjo ‘rregull’ duket se nuk vlen për rusët.

Fun

07/12/2015 15:30

Për ne, mund të duket e pa imagjinueshme nëse veç do të luanim shah të zhveshur në oborr gjatë vjeshtës, e le më të futeshim në liqenin e ngrirë dhe të luanim shah, transmeton lajmi.net.

Por kjo për rusët vetëm sa e bën lojën më atraktive dhe aspak më të vështirë.

Në videon e më poshtme mund të shihen qytetarët rus duke luajtur shah në liqenin e ngrirë afër qytetit të Yekaterinburg. /lajmi.net