Rumania ndal Argjentinën e Messit

Argjentina dëshpëroi duke luajtur pa gola në miqësoren kundër Rumanisë. Edhe pse u paraqit me yjet më të mëdhenj si Lionel Messi, Sergio Aguero e Angel Di Maria, skuadra nga Amerika e Jugut nuk arriti të realizojë as një gol të vetëm, duke shfaqur një lojë të dobët, dhe brengosëse, para fillimit të Kampionatit botëror.…

Sport

05/03/2014 20:54

Argjentina dëshpëroi duke luajtur pa gola në miqësoren kundër Rumanisë.

Edhe pse u paraqit me yjet më të mëdhenj si Lionel Messi, Sergio Aguero e Angel Di Maria, skuadra nga Amerika e Jugut nuk arriti të realizojë as një gol të vetëm, duke shfaqur një lojë të dobët, dhe brengosëse, para fillimit të Kampionatit botëror.

Madje, brengosës ishte edhe fakti se Messi vjelli në fushë gjatë pjesës së parëe, edhe pse vazhdoi ndeshjen dhe luajti për komplet 90 minuta.

Argjentina është një prej skuadrave favorite për të triumfuar në Kampionatin botëror në Brazil.

Por, për të bërë një gjë të tillë, Messi dhe shokët e tij duhet të përmirësohen shumë.