Rukiqi thotë se Rezoluta për unifikimin doganor me Shqipërinë është e vonuar – Lajmi.net
Rukiqi thotë se Rezoluta për unifikimin doganor me Shqipërinë është e vonuar
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 13:07, 7 June 2018
Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur të martën ka miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, miratimi i kësaj rezolute do të duhej të bëhej shumë më herët.

Këshilltari Strategjik i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë për lajmi.net se miratimi i kësaj  rezolute është i vonuar.

Sipas Rukiqit, Kosova dhe Shqipëria nuk do të duhej të kishin barriera tregtare.

“Është dashur më herët të miratohej një rezolutë e tillë për largimin e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Rukiqi.

Lidhur me unifikimin doganor Kosovë-Shqipëri ka reaguar Lista Serbe duke thënë se është e papranueshme.

Madje këta të fundit kanë kërkuar sa më shpejt të bisedojnë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’. Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO