Rrezitje mbi tavolina në Gërmi (Foto)

Rrezet e sotme të diellit kanë shtyrë shumë qytetarë të Prishtinës të shkojnë në Gërmi.

Fun

04/04/2016 18:12

Por temperaturat gati verore kanë bërë që shumë nga ta të humbin edhe mendjen dhe të mos zgjedhin vend ku të ulen, e për më tepër as ku të shtrihen.

Një lexues i lajmi.net na ka dërguar disa fotografi ku një qytetare goxha në moshë, shihet e shtrirë jo mbi bar, por mbi tavolinën e parkut.

Këto tavolina nga shumë qytetarë përdorën edhe për të ngrënë.

Shtrirja e saj mbi tavolinë sikur të jetë në plazh, mund të mos duket edhe diçka serioze, por thjesht tregon një mos kujdes të saj dhe mbi të gjitha nuk duket aspak mirë./lajmi.net

Rrezitje mbi tavolinë

1