Rrëfimi i Sadikut: Ja e vërteta e lidhjes me vajzën e Trammezanit, ëndrra Inter ..

Armando Sadiku ka sqaur të gjitha.

Sport

28/02/2017 12:04

Armando Sadiku sqaron një histori të gënjeshtërt, sipas tij, ku media të ndryshme kanë folur për një lidhje me vajzën e Paolo Tramezzani-t, trajnerit të tij, nisur nga një foto që ka qarkulluar.

Ndërkohë, pas marrjes së pasaportës bullgare, dëshira e tij është të luaj një ditë tek Inter, me të cilin është tifoz që në fëmijëri.

“Paolo kur ka ardhur duke më ndjekur në disa ndeshje, ka qenë me gjithë vajzën e tij, sepse kur kam luajtur në Lugano, kemi qenë afër. Por mes nesh nuk ka pasur asgjë, thjesht një miqësi.

Çdo gjë është bërë shumë e madhe pas një fotoje, kur vajza e Paolos ka hedhur pas ndeshjes me Rumaninë dhe të gjithë pastaj kanë folur për një lidhje, por asnjë gjë nuk ka qenë e vërtetë, përveçse kemi qenë miq shumë të mirë. Vajza e Paolos është e fejuar me një djalë italian, prandaj ky lajm nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë dhe unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë gjë “, ka thënë ai për “konica.al”.

Më pas ai ka folur dhe për të ardhmen, teksa sqaron që pasaportën bullgare po e bën për të luajtur në ndonjë skuadër të madhe.

“Do kisha dëshirë të luaj në Serie A, duke e njohur akoma më shumë me anë të miqve të mi apo edhe nga Paolo Tramezzani. Besoj se më përshtatet futbolli italian dhe duke pasur edhe pasaportën bullgare, mund të luaj si komunitar.

Do kisha dëshirë të luaja me një ekip të madh. Që kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Interin, në atë kohë luante “Fenomeni” Ronaldo dhe prandaj një ditë ëndërroj të jem sulmues i Interit. Nuk e di sa kjo ëndërr do të më realizohet, megjithatë edhe nëse luaj në një skuadër në Gjermani ose në Premier League, do të ishte perfekte për mua”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6