Rrahja e tifozëve në ndeshjen Maribor – Chelsea (Video)

Tifozët e Mariborit i sulmuan ata të Chelseas para ballafaqimit të skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Sport

07/11/2014 09:13

Tifozët e Mariborit i sulmuan disa përkrahës të Chelseas para ballafaqimit të skuadrave në kuadër të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Jashtë stadiumit, disa tifozë të skuadrës vendase u përleshën me mysafirët nga Anglia, e më pas u ballafaquan edhe me policinë.

Fatmirësisht situata në fund u qetësua dhe ndeshja e zhvilluar nuk solli fitues pasi përfundoi në barazim 1:1.