Rooney: Jo vetëm lojtarët, por as stafi në kuzhinë nuk kaloi mirë me Mourinhon

Pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho po qëndron në qendër të vëmendjes.

Sport

24/12/2018 17:15

Në drejtim të portugezit janë drejtuar shumë komente, nga të cilat disa pozitive e disa negative.

Ndër të fundit që komentoi portugezin dhe kohën e tij në Manchester, ishte legjenda e klubit, Wayne Rooney.

“Nuk ishte problemi vetëm tek lojtarët, por te gjithë klubi” ka thënë Rooney kur është pyetur nga “BT Sport” për atmosferën toksike me Mourinhon, transmeton lajmi.net.

“Jam i sigurt se edhe “Ed Woodward ndihej njësoj, stafi, zonjat e kuzhinës, askush nuk e shijonte” ka thënë tutje ai.

Në vend të “Special One”, drejtimin e skuadrës e ka marrë, Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka nisur me fitore rrugën e tij.

United në fundjavë mposhti skuadrën e Cardiff City me rezultatin e thellë 1:6. /Lajmi.net/