Rooney fle në para

Wayne Rooney mund të vazhdojë kontratën e tij me vlerë rekorde në Manchester Unitedit, deri në fund të javës. Ylli anglez është në bisedime me drejtuesit e klubit dhe raportohet se palët janë optimiste në përmbylljen e suksesshme të negociatave, njofton Sports Mail. 28-vjeçari ka pak gjasa të luajë së bashku me përforcimin e ri…

Sport

28/01/2014 12:10

Wayne Rooney mund të vazhdojë kontratën e tij me vlerë rekorde në Manchester Unitedit, deri në fund të javës.

Ylli anglez është në bisedime me drejtuesit e klubit dhe raportohet se palët janë optimiste në përmbylljen e suksesshme të negociatave, njofton Sports Mail.

28-vjeçari ka pak gjasa të luajë së bashku me përforcimin e ri Juan Mata kundër Cardiffit në Premierligë të martën derisa vazhdon rikuperimin nga lëndimi.

Mirëpo, Rooney duket se ka ndarë mendjen të mbetet në Old Trafford, i bindur se klubi do të përforcohet edhe më futbollistë të tjerë të mëdhenj pas ardhjes së Matas nga Chelsea. Sipas njoftimeve, Rooney me kontratën e re me vlerë prej 300 mijë funte në javë do të bëhet futbollisti më i paguar në Angli.

“Ai është një prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij shteti. Është i jashtëzakonshëm, është sulmues që di të shënojë, asistoj dhe mund të kthehet edhe në mesfushë për të marrë topin dhe të lëviz përpara. Do të kënaqem duke luajtur me të”, deklaroi Mata.