Rooney dëshiron rikthimin e Ronaldos

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka pranuar se do të dëshironte rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford. Ai e lavdëron yllin e Real Madridit si futbollistin më të mirë në botë.

Sport

07/05/2014 19:54

Wayne Rooney ka bërë të ditur se do ta rikthente ish bashkëlojtarin e tij nga Manchester United, Cristiano Ronaldo, në Old Trafford.

Rooney ishte pjesë e skuadrës Galaxy Team nga Samsung Football, së bashku me yje të tjerë si Lionel Messi, Radamel Falcao dhe Cristiano Ronaldo që morën pjesë në Samsung Q&A.

I pyetur nga një tifoz: “Nëse do të mund të angazhoje një futbollist nga ekipi Galaxy në Manchester United, kush do të ishte?’.

Rooney u përgjigj: “Me siguri, Cristiano”. Ylli i Unitedit lavdëroi Ronaldon, i pyetur se kush është futbollisti më i mirë në botë.

“Cristiano Ronaldo dhe ndoshta Luis Suarez afër tij, në pozitën e dytë”.

Pasi ka ndarë fushën me një numër të madh yjesh gjatë dhjetë viteve të kaluara në Old Trafford, Rooney theksoi se Ronaldo dhe Paul Scholes ishin dy futbollistët më të mirë me të cilët luajti te gjiganti i Premierligës.

Mirëpo, 28-vjeçari nuk ishte në gjendje t’i ndante ata.

“Futbollistët më të mirë me të cilët kam luajtur janë Ronaldo dhe Scholes. Scholes e kontrollonte ndeshjen dhe pasonte anembanë fushës, por sa i përket fitimit të ndeshjeve, Ronaldo”.