Ronaldo, titullar ndaj Juventusit

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të jetë në formacionin bazë kundër Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 12:50

Cristiano Ronaldo është mirë dhe do të jetë në formacionin bazë të Real Madridit kundër Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas “Sky Sport”, ylli portugez ka tejkaluar problemin në shpinë që e mundoi në seancën stërvitore të hënën.

Dhe, ai do të luajë nga minuta e parë në formacionin e Carlo Ancelottit.

Los Blancos do të paraqiten pa mesfushorin Luka Modric dhe sulmuesin Karim Benzema, të lënduar.