Ronaldo refuzoi Barcën, e donte vetëm Realin

Lajmet e ditës së sotme nëpër media kanë sjellur një kuriozitet mjaft interesant. Manchester United kërkoi që të shiste Ronaldon te Barcelona, mirëpo dëshira e lojtarit ishte vetëm Real Madridi dhe asnjë skuadër tjetër.

Sport

11/11/2014 12:13

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se Perez nuk e dëshironte Ronaldon te skuadra e tij, për shkak të çmimit të madh të lojtarit. Në këtë mënyrë, Manchesteri e vetofroi atë te Barcelona.

“Kur Florentino u bë president dhe erdhi te kjo skuadër, ai deshi të prishë negociatat të cilat ne i kemi filluar me Ronaldon. Ai mendoi se portugezi ishte shumë i shtrenjtë’.

“Ai e dinte se Ronaldo ishte lojtar i mirë por mendoi se nuk i meriton aq shumë para. Ky ishte problemi që Perez kishte në fillim me Ronaldon”.

“United ka thënë se nuk dëshironte të shiste Ronaldon, që ishte një gjë shumë normale. Sidoqoftë, lojtari dëshiroi të largohej. Ne ishim duke negociuar për dy vite”.

“Ferguson është i obsesionuar me Realin, ai nuk na do neve. Ai ka thënë se Ronaldo nuk do të shkojë te Los Blancos”.

“Më vonë, ata e vetofruan atë te skuadra e Barcelonës. Më pas Barcelona pranoi të fillonte negociatat, dhe ishte e gatshme të paguajë paratë e duhura. Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është se Ronaldo e dëshironte vetëm Realin dhe asnjë skuadër tjetër”, përfundoi Calderon.